Gjakovë: Plagosë rëndë femrën me automatik AK-47

0

Në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë është arrestuar një person pasi që dyshohet se ai me armën automatike të tipit AK-47, nga pakujdesia ka shtënë në drejtim të një femre dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se viktimës, fillimisht i është ofruar ndihma mjekësore, dhe pastaj për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit AK-47, një karikator, një gëzhojë dhe një predhë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here