Gjakovë: Dy veta e rrëmbejnë një person por nuk arrijnë ta mbajnë

0

Në Gjakovë janë arrestuar dy persona nën dyshimin se e kanë rrëmbyer, rrahur dhe kanosur një qytetar. Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i rrëmbyeri kishte arritur që t’iu ikte rrëmbyesëve dhe e ka denoncuar rastin në polici. Njësitet policore kanë reaguar dhe arrestuar rrëmbyesit të cilët me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në burg. Policia e cila rastin e ka kualifuikuar si “privim i kundërligjshëm i lirisë” nuk ka dhënë njoftime në lidhje me motivet e rrëmbimit të këtij personi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here