Gjakovë: Djali rrahë babain, një burrë gruan

0
  • Në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë një qytetar shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Edhe në rrugën “Çamëria” në Gjakovë është raportuar një rast dhune familjare. Atje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here