Gjakovarja Yllka Xerxa pretendon se ngjanë me Grida Dumën

0

Anëtarja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Grida Duma, është goxha e njohur dhe e vlerësuar në Kosovë. Jo vetëm për faktin që është politikane, por edhe si publiciste dhe një grua ku shumë mirë janë të gërshetuara bukuria dhe mençuria. Idhujtaria nganjëherë shkon deri në atë shkallë sa që të tjerët kërkojnë ngjashmëri me të. Një rast të tillë e përbën edhe ky i vajzës nga Gjakova, Yllka Xerxa. Ajo në postimin e saj në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotografi montazh të Dumës dhe të saj për të nxjerrë në pah ngjashmëritë, ku ka marrë pëlqime dhe komente. Ajo çka mbetet e paqartë është nëse pretendimet e Xerxes për ngjashmëri me Dumën janë vetëm në fizionomi apo edhe në rrafshin e njohurive.  Të dhënat për Xerxen thonë se ajo është gjuhëtare, pastaj ka kryer një master në Marketing si dhe ka qenë koordinatore e Universitetit “Vitrina”.

Yllka3

Yllka2

Yllka1

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here