Gjakova ia sheh hajrin Asociacionit të Komunave të Kosovës

0

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës si dhe ata të Organizatës Gjermane GIZ, kanë inauguruar sot parkun më të ri në “Çarshinë e Vjetër”, pranë Teqes së Bektashinjëve.
Komuna e Gjakovës ishte përfituese e çmimit që ka ndarë AKK muaj më parë me një projekt për rregullimin dhe mbrojtjen e ambientit.
Me këtë rast, Kryetarja Mimoza Kusari Lila tha se së bashku me qytetarët e kësaj pjesë të vjetër dhe historike të qytetit, se jemi të lumtur që inauguruam këtë hapësirë të re për qëndrim, pushim dhe rekreacion. “Ndërtimi i këtij parku të gjelbëruar në mbështetje të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të Organizatës GIZ, ka një rëndësi të veçantë dhe historike, mundësi për banorët që në këtë vend mund të argëtohen dhe të pushojnë ”, ka thënë ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Për përfaqësuesin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Arsim Osmanaj, ndërtimi i këtij parku është një shtytje për Gjakovën që edhe në të ardhmen të shpërblehet me vepra të kësaj natyre. “ Edhe pse shpërblim simbolik, kjo ka rëndësi dhe simbolik të veçantë, sepse është shtytës për angazhim edhe më të madh të përfaqësuesve të institucioneve komunale jo vetëm për Gjakovën por edhe për komunat tjera të Kosovës”, ka thënë Osmani.
Vlerë të veçantë ky park ka edhe për mbështetësin Organizatën GIZ, e cila ka investuar me mjete financiare. Ndërtimi i këtij parku është bërë në vendin e duhur, aty ku janë objektet më rëndësi fetare dhe kulturore me ç’rast shtohet edhe rëndësia e Çarshisë së Vjetër të qytetit të Gjakovës”, ka thënë Arbnore Malaj, përfaqësuese e GIZ-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here