Gianni De Biazi: “Ndeshjen e sotme e shijova dhe u gëzova si shqiptar”

0

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biazi, tha se ndeshjen e sotme e shijoi dhe u gëzua si shqiptar.

Ai thotë se këtë fitore ia dedikon çdo shqiptari.

“Në radhë të parë ndeshjen e shijova si shqiptar dhe më pas si trajner.

Ky rezultat është më i miri i mundshëm dhe ia dedikoj të gjithë shqiptarëve.

Në fakt kjo është mënyra më e mirë për ti dhënë përgjigje të gjithë atyre që na hoqën 3 pikët pas Serbisë.

Me ndryshimet që u bënë edhe loja ndryshoi dhe fituam”, tha trajneri De Biazi në përfundim të ndeshjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here