Gianni de Biasi ndrron strategji me Armeninë,angazhon sulm të ri

0

Gianni de Biasi nuk do që të përsëris gabimet e së shkuarës.Këtë gjë e ka thënë vet pas ndeshjes dhe pritet që ta kthejë në realitet në duelin me Armeninë.

Ndeshja e fundit e kësaj kampanje për Shqipërinë do të shohë në vijen e sulmit dyshen Sokol Cikalleshi – Shkëlzen Gashi, të përkrahur nga dy anësorët, Ermir Lenjani e Odhise Roshi.

Lenjani ka dështuar të tregojë diçka në përballjet e fundit, por De Biasi ia ka besuar sërish krahun e majtë, ndërsa Roshi nuk është inkuadruar shumë, por kur ka luajtur ka treguar rrezik për kundërshtarët.

Mesfusha do të kontrollohet nga dyshja Taulant Xhaka – Migjen Basha. Të dy nuk ishin element në përballjen me Serbinë, sidomos Basha, por kjo nuk e ka lëkundur besimin e italianit në ta.

Mbrojtja pritet të ketë vetëm një ndryshim, në vend të Ansi Agollit ka mundësi që të paraqitet Naser Aliji.

Përballja e së dielës mbrëma ndaj Armenisë është e rëndësisë së veçantë, pasi në rast fitoreje Shqipëria siguron një vend në Europianin Franca 2016.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here