Gianni de Biasi: M’u ka vazhduar kontrata, ndoshta do të jem gjatë këtu

0

Gianni de Biasi ka konfirmuar se kontrata e tij me Federatën Shqiptare të Futbollit është vazhduar automatikisht pas kualifikimit në Euro 2016.

Gianni de Biasi do të drejtoj Kombëtaren shqiptare për një kohë të gjatë. Italiani ka konfirmuar se kontrata e tij me ekipin kuqezi është vazhduar automatikisht pas kualifikimit në Euro 2016.

“Marrëveshja është vazhduar automatikisht në rast të kualifikimit, por do të kemi kohë që të bisedojmë dhe të intervenojmë”, deklaroi De Biasi.

“Nuk do të jetë një problem. Kurse, Kryeministri Rama më ka thënë se është i gatshëm të ma konfiskojë pasaportën italiane për të më mbajtur në Tiranë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here