Gëzim Kelmendi e propozon Murat Jasharin për president të Kosovës

0

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke folur për zgjidhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, ka propozuar që kandidat për të parin e Kosovës të jetë Murat Jashari.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se “duke u bazuar në sakrificën dhe kontributin historik të familjes Jashari, konsideroj se Murat Jashari, anëtar i kësaj familje, është figura më e përshtatshme për te qenë i pari i vendit”.

Kelmendi ka thënë se pozita e presidentit ka për qëllim unifikimin e popullit, dhe sipas tij, kush më mirë se një pjesëtar i kësaj familje emblematike do të luante këtë rol.

“Murati dhe familja Jashari, në krejt periudhën e pasluftës, vazhdimisht kanë kontribuar në unitet, duke thirrje për unifikim të faktorit politikë në Kosovë. Koha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet. Murati dhe familja e tij e meritojnë këtë nderë”, ka shkruar Kelmendi.

Ndryshe, Kelmendi ka deklaruar pak ditë më parë se nuk e përkrah kandidaturën e Hashim Thaçit për president të Kosovës dhe se nuk do ta votojë këtë kandidaturë kur ajo të paraqitet në Kuvendin e Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here