George W Bush thotë se e ka admiruar mbretin e ndjer saudit

0

PRISHTINË, 24 JANAR – Ish presidenti amerikan George W Bush ka shprehur ndjenja admirimi për mbretin Abdullah të Arabisë Saudite pas vdekjes së tij. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Bush e ka shprehur pikëllimin e tij dhe të bashkëshortes për vdekjen e mbretit saudit. “Laura dhe unë jemi të pikëlluar nga vdekja e një njeriu që e kam admiruar dhe me të cilin unë kam qenë i nderuar të punojë”, ka theksuar Bush. “Kam kujtime shumë të dashura nga vizitat e mia në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe nga vizitat e Mbretit në fermën tonë në Crawford”, ka kujtuar ai. “Mbreti ishte një aleat i rëndësishëm dhe i aftë dhe një forcë për modernizim në vendin e tij. Mbreti Abdullah i ka shërbyer kombit të tij me nder me fuqi dhe vizion. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta për familjen e Mbretit dhe për të gjithë ata që do t’u mungoj ai”, është shprehur ish presidenti amerikan George W Bush.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here