Genta Ismajli tregon si nisi historia me biznesmenin Hysen Ustan

0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli prej kohësh po shijon historinë e bukur të dashurisë me biznesmenin turk, Hysen Usta. Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, madje kanë hapur dhe një llogari të përbashkët në Instagram.

Së fundmi, Genta ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka rrëfyer me detaje gjithçka rreth lidhjes me Ustan. Këngëtarja ka treguar se historia e tyre ka nisur një vit më parë, në një darkë me miq të përbashkët në Kosovë. Ato janë pëlqyer menjëherë me njëri-tjetrin, madje biznesmeni turk si në filma, i ka dhuruar një trëndafil me letër në sy të të gjithëve.

“Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë. Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëj një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova. Po atë natë Usta kishte ditëlindjen dhe në momentin kur erdhi torta më kërkoi të ulesha pranë tij, ‘dua të të jap një copë tortë’ ma bëri me shenja. Aty nisëm të bisedonim, më dha numrin e telefonit dhe filluam të komunikonim me mesazhe. Mua më pëlqeu energjia atë mbrëmje kështu që vendosa që të njëjtët njerëz t’i ftoja për darkë sërish të nesërme. Kur hyra në restorant ditën tjetër, Usta më kishte blerë lule natyrale dhe m’i kishte lënë në pjatë. Të gjithë më thonin këto lule janë për ty, ky është vendi yt dhe unë e kuptova që ato lule ishin prej tij. Pastaj kemi nisur sërish të flasim, pyetja e parë që më bëri atë ditë ishte nëse kisha apo jo të dashur. Edhe pse nuk kuptoheshim mirë, pas as ai s’dinte anglisht dhe as unë turqisht, i thashë jo. Ai e keqkuptoi, mendoi se kisha dhe ia sqarova pastaj me gjeste. Prej asaj dite kemi nisur të komunikojmë me google translate. Asnjëherë nuk na kishte ndodhur, as mua, as atij, të flisnim me dikë me google translate. Tani kemi mësuar pak nga gjuhët e njëri-tjetrit dhe komunikimi është bërë më i thjeshtë. I kam mësuar dhe pak shqip”, ka treguar Genta gjatë intervistës.

Lidhja e tyre ecën me hapa shumë serioze dhe Genta ka treguar se bisedojnë shpesh për pjesën e martesës. Ajo tha se po pret propozimin e Ustas dhe ndoshta vitin tjetër kemi dasmë.

“E bisedojmë shpesh pjesën e martesës. Do kisha dëshirë të realizohej në datën 25 shtator, ditëlindjen e tij, pasi në atë date nisi gjithçka. Megjithatë unë ende po pres propozimin e Ustës, ndoshta vitin e ardhshëm kemi dasmë”, u shpreh Genta.

Këngëtarja ka treguar se e ka prezantuar partnerin me familjen, ndërsa me familjarët e Ustas nuk është njohur akoma live. Ato kanë komunikuar me video.

“Familjen e ka në Marash, afër Stambollit, nuk e ka në Zvicër. Nuk i kam takuar akoma ‘live’, por përmes videove kemi biseduar dhe jemi njohur. Ndërsa familja ime me Ustën është takuar, mami im flet edhe turqisht dhe ishte një përkthyese në fillimet e mia me Ustën. Mami im ka qenë arsyeja që jemi lidhur edhe më shumë”, tha ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here