Gecaj: Vetëvendosje e molisur dhe në krizë (Video)

0

Ish – udhëheqësi i Vetëvendosjes në Deçan, Arben Gecaj, ka theksuar se Kryesia aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është e ligjshme. Ndërsa ka theksuar se nëse vazhdon kështu kjo lëvizje nuk ka një të ardhme të mirë politike.

Në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum, Gecaj ka thënë se veprimet e VV-së e dëmtojnë më së shumti Lëvizjen e jo individët, sepse asgjë nuk fillon e mbaron me një subjekt politik.

I përjashtuar nga Lëvizja vetëvendosje, Gecaj ka thënë se nuk është aspak i drejtë përjashtimi prej VV-së, duke shtuar se ai nuk ka pasur ndonjë problem me Vetëvendosjen, përveç se ka fol për pakënaqësitë brenda kësaj lëvizje.

Sipas Gecajt, është viti i dytë kur janë liruar aktivet e pikave të Vetëvendosjes, duke thënë se në Junik është mbyllur zyra para 2 javësh dhe 26 pika të tjera në disa fshatra atje.

Gecaj tha se Vetëvendosje është në krizë. “Gjithnjë e më shumë kjo lëvizje po moliset. Vetëvendosje është futur në një spirale të monotonisë dhe si po shihet edhe janë shterë idetë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here