GDD mirënjohje ambasadores Jacobson

0

Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga Blerta Deliu-Kodra, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. Fillimisht ambasadores, i uroi mirëseardhje Blerta Deliu – Kodra, e cila tha se gratë deputete janë të nderuara për këtë takim përmbyllës, me ambasadoren amerikane në Kosovë.

“Në emër të grave deputete dua t’ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që ju si ambasadore, por edhe i gjithë stafi juaj, i ka dhënë fuqizimit të gruas në Kosovë, përkrahje e cila është dhënë direkt nga Ambasada, apo përmes projekteve të USAID-it dhe NDI, të cilat vazhdojnë të jenë partnerë të fuqishëm për avancimin e gruas”, ka thënë Deliu-Kodra.
GGD-ja është grup gjithëpërfshirës i grupeve parlamentare dhe komuniteteve, grup i cili ka arritur që për çështje me interes për gruan t’i tejkalojë dallimet politike, etnike e religjioze.

Ambasadorja Jacobson tha se ky është takimi it fundit në Kuvend para se të largohet nga Kosova. Ajo vlerësoi lart punën e grupit të Grave, “si grup gjithëpërfshirës, i cili është zë i fuqishëm për gruan dhe demokracinë, për mirëqenien e gruas, fëmijëve dhe zhvillimin e vendit”.

Në takim deputetet shprehën fjalë falënderimi edhe për përkrahjen e përhershme që SHBA-ja i ka dhënë dhe i jep Kosovës.

Në përfundim të takimit, Blerta Deliu- Kodra në emër të GGD-së i dhuroi ambasadores Jacobson një mirënjohje për kontribut të palodhshëm për të drejtat e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre efektive në jetën shoqërore e politike në Kosovë.

blerta1

2015_07_09_GGD 2

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here