GDD e pret ambasadorin Bosch në takim lamtumirës, si mikun më të madh

0

Grupi i Grave Deputete priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch. Duke e konsideruar ambasadorin Bosch njërin ndër miqtë më të mëdhenjtë të GGD-së, kryetarja e këtij grupi, Blerta Deliu-Kodra, çmoi lart përkrahjen e tij për projektin për Mamografin Mobil, si dhe vizitën e Bordit të GGD-së në Holandë.

“Unë kuptova që juve do t’ju pasojë një zonjë dhe shpresoj se partneriteti që kemi ndërtuar me juve, do të vazhdojë edhe me ambasadoren e ardhshme”, theksoi kryetarja Deliu-Kodra.

Kurse deputetja Lirie Kajtazi vlerësoi përkrahjen politike, por edhe përmes fondacioneve, që ambasadori dhe vendi i tij i kanë dhënë Kosovës.

Deputetja Time Kadriaj, theksoi se ndihet e lumtur që Mamamografi Mobil, për të cilin ka kontribuar edhe ambasadori Bosch, po funksionon dhe deri tani janë ekzaminuar rreth 1400 gra.

Kurse Jelena Bontic, shfaqi shpresën që ky bashkëpunim me Ambasadën holandeze do të vazhdojë edhe më tutje. Duke e vlerësuar lart përkrahjen e ambasadës holandeze në fushën e legjislacionit, deputetja Selvije Halimi, theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes në proceset integruese të Kosovës.

Ambasadori Robert Bosch, nga ana e tij, theksoi se GGD-ja ka pasur rol të rëndësishëm në formimin e Aleancës së Grave Deputete në Shqipëri, ku ai kishte qenë ambasador para se të vinte në Kosovë. Bosch u shpreh i lumtur që ka pasur mundësinë të angazhohet në promovimin e grave në politikë. Mamografin Mobil e konsideroi diçka konkrete, të bërë nga deputetet për gratë e Kosovës.

Në fund kryetarja Blerta Deliu-Kodra, në emër të GGD-së i ndau një mirënjohje, për kontribut të palodhshëm në të drejtat e grave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre efektive në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë, si dhe një dhuratë me simbolet e shtetit të Kosovës.

2015_07_15_Grat

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here