Gazetarja shqiptare në Beograd: Krenare me Republikën e Kosovës

0

Gazetarja kosovare Gentiana Begolli ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Beograd nga “The Economist”, me temën “Bota në vitin 2016″.

 

Më poshtë mund ta lexoni një pjesë të fjalimit të saj në Serbi:

 

“Veshtire të flitet për “Botën 2016-të” kur në fakt kemi të bëjmë me këtë realitet cfarë po diskutohet edhe në këtë panel. Në fakt nuk mund të flitet për të ardhmen, përderisa nuk pranohet e kaluara ndërkombtarisht e njohur, që Republika e Kosovës është shtet I pavarur e sovran…

Personalisht ndihem mirë dhe krenare që shteti im, ndonëse vetëm 8 vjecar, ka arritur t’u siguroi pakicave të drejta të mëdha brenda shtetit ku jetojnë, të drejta këto të cilat realisht nuk I gëzon asnjë komunitet minoritarë në vendet e rajonit.

Nëse flasim për sigurinë, ka vite të tëra që asnjë incident I vetëm ndëretnik nuk është shënur në Republikën e Koosvës, përderisa incidente të shumta ndodhin thuajse cdo javë në mes shumicës shqiptare.

Është për keqardhje deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq, që incidentit të ndodhur ditë më parë në Gorozhdevc të Pejës I ka japur karakter të incidentit ndëretnik…

Mos të harrojme se pas plot 17 vitësh, doli kryeministri I shtetit tuaj Alleksandar Vucic, dhe masakrën në Pejë, përkatsisht rastin Panda ku në mënyrën më cnjerzore u vranë 6 fëmijë serb, e quajti turpin më të madh të Sërbisë…

Kur jemi tek arsimi, me lejoni t’ju them se unë si nxënëse kam përfunduar shkollimin e mesëm, në shkolla të improvizuara, më saktëisht në shtëpi private…Ndërkaq që sot
fëmijët serb në Republikën e Kosovës,kanë shkolla moderne ku mund të mësojnë pa as edhe një imponim të vetëm…

Përderisa shteti i Kosovës është krijuar nga lufta e saj clirimtare me ndihmen e NATO-s, e në krye me dy ikona të shtetësisë, Presidentin Ibrahim Rugova dhe Komandantin Adem Jashari, fëmijët serb mësojnë për një histori krejt tjetër, kanë heronjët e tyre, pavarsisht se realiteti është krejt tjetër…

Përkundër kësaj,ndihem krenare që ata fëmijë askush nuk i pengon të mësojnë dhe të besojnë në atë cfarë duan, dhe mësimet t’i ndjekin nëpër Institucione…

Po flasim për botën 2016, për të ardhmen evropiane, e në anën tjetër cdo ditë ballafaqohemi me deklarata ksenofobike të ndaj Kosovës e të shprehura nga zyrtarë të lartë të Serbisë, në krye me deklaratën e z.Dacic që sipas mendësisë së tij Kosova na qenka sikurse ISIS-i…
Cfarë shoh sfidë në vendim tim…Janë thuajse të ngjajshme me vendet e rajonit, mungesa e zhvillimit ekonomik, rrjedhimisht papunësia, hapja e rrugës evropiane…mirëpo marrë parasysh se jam qytetare e një krijese demokratike vetëm 8 vjecare, më mbetet të kem mjaft shpresa për të ardhmen e vendit tim, Republikës së Kosovës.”

n-euml-konferenc-euml-n-e-ldquo-the-economist-rdquo-n-euml-beograd-gentiana-begolli-gozhdon-politik-euml-n-e-serbis-euml_hd

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here