Gazetarja Jeta Berisha vjen me një blog më ndryshe

0

Një trend i ri që ka pushtuar tashmë të gjitha qarqet elektronike dhe ka arritur të sfidojë të rinj e të reja me ide dhe kreativitet ka filluar të bëhet pjesë e pashkëputshme mediale.
Është fjala për hapjen e blogjeve dhe frymën e re evropiane që po e sjellin këto të rinj në rrafshin social.
Së fundmi pjesë e blogut është bërë edhe gazetarja, opinionistja dhe aktivistja e të drejtave të gruas Jeta Berisha. Ndryshe prej formateve të fundit nga blogjet e publikuara, Berisha ka sjellur diçka më ndryshe për fanatikët e leximit.
365ditet.blogspot.com” është titulluar blog-u që po ajo po shkrun vazhdimisht. Ka më pak se një muaj që ky blog është bërë pjesë e pashkëputshme e rrjeteve sociale, por që ka arritur të pëlqehet dhe të marrë mjaft klikime brenda ditës.
Jeta ka treguar që një ide të tillë e ka pasur qysh një kohë të gjatë, mirëpo së fundmi ajo është duke e realizuar me shumë përkushtim.
Shkrimet e saja autoriale dhe teknikat e veçanta ironike dhe sarkastike po i bëjnë këto shkrime mjaft atraktive për lexuesit gjithandej.
“Blog-u është një mundësi e mirë për të sfiduar veten dhe për të treguar pasionin e brendshëm që secili njeri ka për jetën. Mendoj që prapa çdo shkrimi të publikuar ka një mesazh të caktuar për t’u thënë, unë besoj fuqishëm në mendimin kritik dhe personal andaj gjithmonë bazohem në aktualitetin dhe rutinat ditore”, ka thënë Berisha.
Përndryshe Berisha është një dramaturge e re në skenën e artit kosovar e cila gradualisht është duke ngjitur edhe majat e suksesit me shumë vullnet dhe përkushtim.
Ajo ka thënë gjithashtu se me anë të blog-ut do të mundohet të njoftojë audiencën për risitë që do t’i sjellë në të ardhmen, sepse ajo është e bindur që fjalët peshojnë nëse lexohen me kujdes.

Berisha u bë e njohur për shumëkënd me rubrikën AJO te KosovaLive, ku gra të suksesshme shqiptare ishin për çdo javë mysafire të saj.

jeta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here