Gazetarja Erisa Zykaj e pyet Maja Koçijançiçn për mungesën e flamurit të Kosovës

0

Gazetarja e Televizionit “Klan” nga Tirana, Erisa Zykaj, ka treguar se si e ka sfiduar Zëdhënësen e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, me pyetje rreth mungesës së flamurit të Kosovës gjatë raundit të fundit të dialogut në Bruksel. “Si e shpjegoni mungesën e flamurit të Kosovës gjatë takimve zyrtare të Kryeministrit të Kosovës. Në vend që të shihnim dy flamuj, atë të Kosovës dhe Bashkimit Europian, pamë dy flamuj të BE-së. A e konsideroni ju Kosovën si shtet apo si institucion europian?”, ka pyetur Zykaj. “Ju jeni në dijeni të situatës. Nuk kam asgjë për të shtuar. Kur vjen fjala te përpjekjet që bëhen në kuadrin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, ne jemi neutral ndaj statusit të Kosovës, duke përfshirë edhe marrëveshjet që janë vendosur në këtë kuadër. Njohja e pavarësisë  është një çështje për shtetet anëtare. Ne mbetemi neutral ndaj statusit”, është përgjigjur . Maja Koçijançiç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here