Gazetarja Arbana Xharra, fituese e çmimit për guxim, nga DASH

0

Kryeredaktores së Gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, i është ndarë çmim për guxim në Evropë nga Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) të cilin do t’ia ndajnë të enjten zonja e parë e SHBA-ve, Michele Obama dhe sekretari i Shtetit, John Kerry. Lajmi është dhënë sot nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë. Ceremonia e përvjetshme e këtij çmimi prestigjioz nga Sekretari i Shtetit, nderon femrat nga mbarë globi, të cilat kanë treguar guxim dhe lidership të jashtëzakonshëm në avokimin e të drejtave të njeriut, barazinë femërore dhe progresin social, shpesh duke rrezikuar sigurinë personale. ”Aq më shumë, kjo nxjerr në pah prioritetet strategjike të Byrosë Evropiane për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu luftimin e korrupsioinit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ambasadës. Ky çmim është i vetmi çmim i Departamentit të Shtetit, i cili nderon lideret femra në mbarë botën. Në mesin e gazetareve të para që kanë raportuar për ekstremizmin fetar znj. Xharra, ka realizuar një seri të raporteve investiguese rreth ekstremistëve që operojnë në Kosovë, duke zbuluar lidhjet finaciare dhe operuese në mes imamëve lokal dhe organizatave joqeveritare, të cilët kanë mbështetur organizatat e huaja terroriste. Sipas ambasadës së SHBA-ve, këto përpjekje jo vetëm që kanë ndihmuar shoqërinë që të kuptojë problemin, por gjithashtu ka nxitur përpjekjet e qeverisë për t’ adresuar ato. “Znj. Xharra ka publikuar emrat e të rekrutuarve ekstrremistë në Kosovë dhe ka zbuluar lidhjet e tyre rajonale me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Reagimet për raportimet e saj, kanë rezultuar në sulmet publike ndaj reputacionit të saj dhe kërcënimeve me vdekje për të dhe familjen e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve. Departamenti i Shtetit do të mbajë ceremoninë e dhënies së këtij çmimi në Uashington D.C më 5 mars 2015 në ora 19:00.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here