Gazetari nga Kumanova për kosovarët e vrarë atje: Ju nuk jeni heronjtë e mi

0

Gazetari nga Kumanova Hamdi Nuhiju e ka bërë një koment për mediat shqiptare në Maqedoni, ku shqiptarëve të vrarë në konfliktin e Kumanovës u thotë se ju nuk jeni heronjtë e mi.

“9 maj 2015 në Lagjen e trimave në Kumanovë, lagje e banuar tërësisht me shqiptar, popullatë e painformuar prej askujt për të liruar vendet e tyre pasi që do të ketë luftë, nisin luftime këto komandant pa asnjë qëllim të qartë e që do të ishte në dobi, së pari të banorëve të Lagjes së trimave, e pastaj edhe të tërë shqiptarëve të Maqedonisë?!

Ju u vratë në Kumanovë ose në burg, por më falni ju nuk jeni heronjtë e mi. Keni ardhur në Lagjen time, e keni shkatërruar tërësisht, na keni prishur ëndrrat dhe rehatinë familjare.

Heronjtë e mi nuk traumatizojnë gra, fëmijë e pleq shqiptar si dhe nuk prishin pronat e shqiptarëve. Ata bëjnë çmos për t`i mbrojtur ato, shumuar dhe orientuar drejt një ideali:, ka shkruar Nuhiju për Zhurnal MK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here