Gazetari Krasniqi: “Asgjë të re nuk mësova sot për Rugovën, vetëm elozhe dhe jo mendime për momentet”

0

Gazetari dhe opinionisti Uran Krasniqi ka thënë se organizimet për ish-presidentin Ibrahim Rugova në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij ishin shterpe, transmeton gazeta New Born.

“Tërë ditën sot mediat tona bënë raporte, kronika e debate për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Asgjë të re nuk mësova, sepse askush nuk tha gjë të re. Ajo çka duhet të sqarohet në funksion të kuptimit të këtij personi janë disa momente: a veproi drejtë kur ishte kategorik që lufta të mos nis në filimvitet e nëntëdhjeta? A veproi drejtë që luftën nuk e nisi as pas Konferencës së Dejtonit? Çfarë është puna e atyre deklaratave të tij për UÇK-në? A e pengoi Rugova në ndonjë mënyrë luftën e UÇK-së? Pse organizoi zgjedhje pas vrasjes së familjes Jashari? Pse shkoi në Beograd gjatë bombardimeve të NATO-s? Çka ishin ato deklarata që NATO të ndalë sulmet? A do të mund të çlirohej Kosova vetëm me Rugovën pa grupet e tjera që e nisën luftën? Kush ishte rrethi i tij i ngushtë në politikë? Kush ishin njerëzit që më vonë u akuzuan për keqpërdorues e me të cilët ai bashkëpunoi?
Pra këto gjëra sqaroni, për këto jepni mendime, se këto gjëra duhet të dihen, mos na teshni me elozhe”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here