Gazetari hulumtues Seymour Hersh:Bin Ladeni ishte i burgosur që nga viti 2006

0

A është i vërtetë versioni zyrtarë i Qeverisë amerikane mbi vrasjen e Osama Bin Ladenit?Për këtë çështje ka hulumtuar gazetari  Seymour Hersh në një shkrim të botuar në gazetën “London Review of Books”.Sipas anketës Osama Bin Laden ka qenë i burgosur që nga viti 2006 nga Shërbimi Sekret Pakistanez,dhe ishte i njëjti Shërbim që autorizoi Qeverinë amerikane të ndërmerrte operacionin e vitit 2 maj 2011 ku Njësia Speciale e Ushtrisë Amerikane intervenoi në qytetin Abbottabad të Pakistanit,vret Osama Bin Madenin dhe trupin e tij e hudh në një vend të panjohur në detin e hapur.Dhe në mbrëmjen e asaj dite presidenti amerikan Barack Obama u njoftua se “drejtësia u bë”.

Sipas gazetarit Hersh Shërbimi Sekret Pakistanez jo vetëm që bëri marrëveshje me SHBA-të për ta kryer operacionin,por edhe e mbanin si të burgosur Osama Bin Ladenin në afër një Akdemie Ushtarake dhe një kazerme të ushtrisë pakistaneze.Përcjellja e Bin Ladenit dhe zbulimi i tij përmes postës elektronike,dyshohet se është njê gënjeshtër.Zbulimi pakistaneze e kishte nën mbikqyrje që nga vitit 2006 dhe bëri edhe marrëveshjen me SHBA-të për vrasjen e tij më 2011.

Në vitin 2010 një oficer i zbulimit pakistanez i ofrohet shefit të CIA-së të Islamabadit Jonathan Bank për t’i dhënë informacionin mbi vendndodhjen e Osama Bin Ladenit në këmbim të 25 milion  dollarëve amerikan,shumë të cilën amerikanët e kishin premtuar në vitin 2001.Informacioni nuk u pranua por personi i cili e ofroi informacionin tani punon si këshilltar i CIA-s në Washington.

Marrëveshja e SHBA-ve dhe Pakistanit shkoi deri aty sa që Pakistani pranoi edhe fluturimin e helikopterëve të Njësisë Speciale në teritorin e vet dhe në heshtje të plotë.

Gjithnjë sipas gazetarit hulumtues amerikan Hersh,amerikanët edhe shantazhuan autoritetet pakistaneze.Një burim anonim pakistanez ka treguar se në të kundërtën,nëse nuk pranoheshin kushtet amerikane,bëhej fjalë për ndaljen e ndihmës amerikane ndaj Pakistanit dhe në rast të pranimit të marrëveshjes Pakistani do të përfitonte edhe më tepër nga ndihma amerikane.Marrëveshja është pranuar në momentin kur drejtori i Shërbimit Sekret Pakistanez ndodhej në Washington.

Sipas gazetës “New York Magazine” gazetari hulumtues Hersh është shumë kontradiktor në zbulimet e tij,është shumë kontradiktor edhe në burimet e furnizimit me informacione.Mbetet të shihet a janë të vërteta të gjitha këto dyshime në rastin Bin Laden. /Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here