Gazetari gjerman i infiltruar në ISIS:”Ata po përgatiten për përdorimin e armëve nukleare” (foto)

0

Organizata terroriste islamike ISIS po përgatitë një plan të përdorimit të armëve nukleare.Këtë lajmë e dha gazetari gjerman Jürgen Todenhöfer,i cili ishte i infiltruar në radhët e ISIS-it për 10 ditë me radhë.

Dëshminë e vet gazetari gjerman e jep në librin e tij të publikuar këto ditë “Brenda ISIS-it:dhjetë ditë në gjurmët e ISIS-it”.Gjatë 10 ditë të “ekspeditës” së tij gazetari gjerman ka llogaritur në mbrojtjen e të mirënjohurit të organizatës ISIS Xhihadi John.

Sipas gazetës Daily Telegraph,transmeton portali shqip ONLINE,gazetari gjerman në librin e tij thotë se ” nuk duhet nënçmuar fuqia e ISIS-it.”.Sipas tij “xhihadistët islamik janë duke përgatitur spastrimin më të madh fetar në historinë e njerëzimit ku qindra miliona njerëz do të humbnin jetën”.Gjithnjë sipas Jürgen Todenhöfer,shteti xhihadist,zotëron pjesë të teritorit sa madhësia e Britanisë së Madhe.”Unë asnjëherë s’kam parë një gjë të tillë gjatë periudhës së luftrave në botë.Përçdo ditë,qindra të rinjë nga të gjitha anët e botës vijnë si vullnetarë në mbështetje të kësaj organizate”,thotë gazetari gjerman Jürgen Todenhöfer,i cili për 10 ditë ishte i infiltruar në teritoret Raqa dhe Mosul,teritore të kontrolluara  nga organizata ISIS.

media_l_8036935

media_l_8036923

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here