Gazeta “Koha” i jep emrat e disa të arrestuarëve

0

Sami Ukshini – Sokoli, i lindur në Gjakovë (1967) është i arrestuari i parë të shtunën në mbrëmje, në ora 22:30 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, sipas së përditshmes informative “Koha” nga Maqedonia. Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur KOHA, pas arrestimit të grupit të armatosur që luftuan në Kumanovë, tregojnë se në mesin e të arrestuarve është edhe Nexhmedin Lika nga Tetova, ndërsa prangave të policisë nuk i ka shpëtuar edhe Bajram Elshani nga Suhareka. Në mesin e të arrestuarve është edhe Alit Sulejmanovski – banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë, Sefer Seferi, gjithashtu banor i rrugës “Abdulla Presheva” – Kumanovë, Sevdail Miftari nga Kumanova, Fatmir Reçica – që të dy banorë i fshatit Llugagji i Lipjanit të Kosovës, Fejzulla Rushitovski nga Shkupi, Beg Bajra (1979) nga Gjilani, Fadil Fejzullahu – banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë, Lirim Krasniqi (1989) nga Ferizaji i Kosovës, Mirsad Qerimi (1986) nga Prishtina, Valdet Zekaj (1987) nga Kosova, si dhe Muharem Fejza (1986) nga Prishtina. Gazeta KOHA merr vesh se, një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë. Burime të larta policore i kanë thënë gazetës KOHA se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit.
Ndërkohë mediat maqedonase kanë raportuar se Gjykata në Shkup ka caktuar sot paraburgimin prej 30 ditësh për 30 pjestarë të grupit të armatosur të cilët janë arrestuar pas përleshjes së armatosur në Kumanovë.
Sipas këtij njoftimi në mesin e 30 të arrestuarëve 18 janë nga Kosova, 2 janë qytetarë të Maqedonisë me vendbanim në Kosovë, 9 janë shtatas të Maqedonisë dhe një shtetas shqiptarë me venbanim në Gjermani.
Ata akuzohen për terrorizëm dhe shkelje të rendit dhe sigurisë së Maqedonisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here