Gaz lotsjellës për të tretën herë në Kuvendin e Kosovës

0

Për të tretën herë në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka gjuajtur gaz lotsjellës në sallë. Ende pa nisur seanca, deputetët e përsëriten praktikën e gazit.

Edhe më herët, deputetët e partisë së Albin Kurtit, gjuajtën gazin lotsjellës, raporton Express.

Kryesia e Kuvendit mbajti një mbledhje ku vendosi që t’i përjashtojë ata që gjuajtën gaz lotsjellës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se seanca do të rinis në ora 16:30.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here