Gati gjysma e Evropës vrapon pas Xherdan Shaqirit

0

Gjysma e Evropës është vënë në kërkim të përfaqësuesit të kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri. Schalke si duket ka bërë një ofertë serioze.

Klubi italian Inter dëshiron Xherdan Shaqirin (23) ta shesë për 17 milionë euro. Menaxheri i Shalke-s, Horst Heldt, ka konfirmuar se ai dëshiron ta sjellë në klub Xherdan Shaqirin! Ai thotë për gazetën «Bild»-Zeitung se Shaqiri ka  cilësi të jashtëzakonshme. Edhe për kanalin televiziv “Sky” Heldt konfirmoi interesimin.

Thashetheme apo të vërteta, klubet që kanë shprehur interesim për Shaqirin janë gati nga gjysma e Evropës: Wolfsburg, Hoffenheim, Tottenham, Everton, Atletico Madrid, Galatasaray dhe Zenit St Petersburg./Albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here