Garë spektakolare në motocrossin e mbajtur në Pejë, ja fituesit (Foto)

0

Është mbajtur motocrossi i këtij edicioni në Tabje të Pejës, ku pos garës, u mbajt edhe një spektakël i pa parë.

Në një pistë fantastike prej 1.2 kilometra, mbi 30 garues u ballafaquan me njëri-tjetrin në kategori të ndryshme.

E veçanta pos organizimit të shkëlqyer të sponsoruar nga birra Lasko, kësaj radhe ngërtheu edhe bukurinë rreth gjithçkaje që kishte ky motocross i mbajtur në Pejë.

Pista e cila kishte disa zaptime anësore, bëri që ajo të zvogëlohej në distancë deri në 1 kilometër, por kjo vetëm sa i dha hijeshi garës pasi në këtë shteg garuesit bënë nga pesë kërcime, gjithnjë sipas kërkesave të shtegut fantastik të ndërtuar nga amerikani David Helmitz.

Garuesit ishin nga e gjithë Kosova, por shkëlqyen Dibran Xhaferi që ngadhnjeriu në kategorinë MX, teksa fitues u shpallën edhe Albion Sylaj në kategorinë MX 2 dhe Erdin Kasumovic në kategorinë Profi.


Më poshtë lista e podiumeve nga gara e mbajtur në Motocross të Pejës:

Kategoria MX Hobby:

1. Dibran Xhaferi
2. Asllan Elezi
3. Florian Pelaj


Gara MX 2 – kategoria 250 kubik:
1. Albion Sylaj
2. Qemajl Sylaj
3. Xhavit Selimira.


Profesional MX 1 – kategoria 450 kubik:
1. Erdin Kasumovic
2. Blerim Aliu
3. Tukë Zeneli

 Telegrafi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here