Garat evropiane, Skëndërbeu mposhtë Krusadersin

0

Skëndërbeu ka arritur të marrë një fitore me rezultat mjaft të mirë në Korçë përballë Krusaders, ç’ka e bën skuadrën korçare të jetë me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.

Skënderbeu e nis menjëherë përpara dhe fillon të ushtrojë presion. Korçarët mbyllin kundërshtarin në gjysëmfushën e tyre dhe nisin sulmet e një pasnjëshme. Në minutën e 15-të vjen dhe goli i avantazhit. Aksion i bukur i Skënderbeut.

Shkëmbi pason bukur për Berishën që duke dribluar futet brenda zonës, pason në qendër dhe aty Nimaga me të majtën godet duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe korçarët fitojnë më shumë besim.

Goli i dytë erdhi si shkak i një gabim amatoresk i portierit mik i cili nuk e kontrollon dot një gjuajtje nga distanca dhe i jep një dhuratë Salihit i cili me portën e boshatisur nuk gabon duke dyfishuar rezultatin. Miqtë kanë pasur dy mundësi të mira në këtë pjesë të parë, por nuk i kanë shfrytëzuar si duhet. Pjesa e parë mbyllet 2-0

Me fillimin e pjesës së dytë, janë mysafirët ata që shënojnë.
Krosim nga e djathta dhe sulmuesi irlandez Ouens gjendet krejtësisht i lirë brenda zone duke goditur me kokë dhe duke ngushtuar diferencat.

Ndërkaq, edhe pse pësuan një gol, korçarët nuk janë ndalur, duke shënuar edhe dy gola të tjera.

Aksion i shkëlqyer i korçarëve. Latifi kombinon buklur me Vangjelin dhe ky i fundit e kthen në qendër ku Latifi sërish e shtyn drejt portës por devijon portieri, aty gjendet Berisha që më pas e shtyn drejt rrjetës

Kështu, Berisha e çon rezultatin 3:1 në minutën e 76-të të takimit, ndërkaq që Salihi shënon edhe golin e katërt për Skëndërbeun në minutën e 83-të takimit. /Albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here