Ganimete Musliu “zbërthen” ADN-në e PDK-së dhe LDK-së

0

Ganimete Musliu i ka bërë një reagim të fortë Vjosa Osmanit e cila e ka akuzuar PDK-në se e ka në ADN tradhëtinë. Musliu ka bërë edhe një krahasim ADN-je mes dy partive.

Shkrimi i plotë i Ganimete Musliut në Facebook:

Kur jemi të ADN-ja e Partive dhe përrallat e LDK-së

E verteta dhemb, por nga këndveshtrimi afatgjatë është opsioni më i mirë për të reflektuar mbi vehtën.

ADN e PDK-së:

-Fitore të vazhdueshme

-Atdhedashuri dhe shtetndërtim

-Shtyrje përpara e agjendës për zhvillim

Çdo partner koalicioni i PDK-së që paralizohet nga frika dhe mendon se i shijon katër vite pushtet pa treguar asnjë rezultat gabon shumë.

Kjo nuk është tradhti, kjo është konsekuencë që e pret secilin.

Racionaliteti pastaj është pergjigja që merr LDK në diten e zgjedhjeve, si rezultat i mendjemadhësisë dhe i prepotencës në raport me secilin qytetar të vendit i cili nuk ju beson përrallave LDK-iste.

„Harmonia“ brenda LDK-së është përralla më e re që kjo parti përpiqet ti servoj opinionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here