“Galle Trauma” vjen me videoklip sexy

0

Kënga më e re e Gazmir Trumes “Vetëm ti mos flej” apo siç njihet me emrin skenik “Galle Trauma” ka bërë bujë. Bashkëpunimi i tij me regjisorin Ali Zigeli nuk është i pari dhe Galle thotë se nuk do jetë i fundit pasiqë përveç tjerash Zigeli është dhe mik shumë i mirë i tij. Muzikën e ka realizuar Milo Millok Kekiç për të rinjtë i njohur si dj Millok për të cilin këngetari shprehet se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin. Ai thekson poashtu se Millok është një nga shumë të rinjtë e qytetit që i japin shumë Ulqinit në fushën artistike. Arkiva shqip, portali me i madh i hiteve shqiptare, ka bërë të mundur publikimin e këngës në kanalin zyrtar në youtube. Galle deklaron se qëllimi i tij në jetë është edhe promovimi i vlerave kulturore të Ulqinit me qëllim që publiku i gjërë të jetë i vetëdijshëm për fuqinë që kane talentët e Ulqinit. Klipi i këngës është i realizuar në frymën e viteve 70-80 ,ku modelja lirisht mund të krahasohet me ikonën e bukurisë italiane, Monica Belluci. Ajo çka e bën më tërheqes këtë klip dhe kengën është ngjyra e zërit e Galles dhe teksti i cili ka një volum ndjenjash për të cilin meritor është vet këngëtari. Galle Trauma është në fillim të karrierës së tij megjithëse ka realizuar edhe këngë të tjera para kësaj, ku veçohet dueti me liderin e Grupit Burn Dino Zigelli, poashtu nje ulqinak i suksesshëm në botën e muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here