Gabon presidenti Obama (video)

0

Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë një konferencë me gazetarët i rrëshqiti goja, dhe deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim për të rritur trajnimin e anëtarëve të shtetit islam.

“Duke marrë parasysh masat shtesë të cilat i kam urdhëruar muajin paraprak, kemi përshpejtuar trajnimin e forcave të shtetit islam, duke përfshirë edhe vullnetarë nga tributë sunite në provincën Anbar”, tha Obama duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me terrorizmin në Lindjen e Mesme, transmeton TetovaSot.

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë u shfaq stenograf të fjalimit të Obamës para shtetit islam në kllapa ishte shkruar fjala (Irakut).

Kështu shërbimi për shtyp justifikon presidentin e SHBA-ve, se ka dashur të thotë përshpejtimin e trajnimit të forcave të armatosura të Irakut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here