Fytyra e fshehur e aktorit Charlie Chaplin:”i dhunshëm,jonjerëzor dhe …”

0

Është gjetur një kopie e origjinalit të shkurorëzimit të aktorit të famshëm Charlie Chaplin dhe gruas së tij Lita Grey.Rreth 50 faqe dokumente që u gjetën në një bankë e cila ishte mbyllur definitivisht,shihet si ana e fshehtë e aktorit të njohur .

media_l_7605985

E lindur më 1908 Lita Grey kishte vetëm 8 vjet kur takohet në rrugën e aktrimit me aktorin atëherë të njohur Charlie Chaplin.Me një sharm të veçant aktori i njohur kërkon nga nëna e Litës që ta lejojë vajzën 8 vjeçare të luaj në filmat e tij.Në vitin 1921 Lita interpreton rolin e një engjulli në filmin “The kid”, dhe si një shtëpiake në filmin Charlot dhe maska e hekurt.Miqësia e tyre shpejt fillon të transformohet në dashuri,derisa në vitin 1924 Lita mbetet shtatzënë si 16 vjeçare kurse Charlie Chaplin kishte 35 vjet.Aktori provon që ta bind Litën të abortojë por shpejt do të akuzohet për shpërdorim seksual me një minorente.Charlie Chaplin i mbetur në mes të rrugës së avanturës së tij vendos që të martohet me vajzën 16 vjeçare.Sipas dokumenteve që janë gjetur thuhet se Charlie Chaplin që në hapat e parë të martesës i thotë Litës:”Kjo martesë nuk do të zgjatë shumë.Besoj që për aq kohë sa do të jemi bashk do të bëjë që vetë të inicosh ndarjen me mua.”

Kjo ishte martesa e dytë e aktorit të famshëm komik,pas Mildred Harris.Martesa e tij me vajzën 16 vjeçare krijoi një nga skandalet më të mëdha të kohës në Hollywood.Vetëm 3 vjet zgjati martesa e tyre.Lita del nga shtëpia me dy djemtë.Por kërkesa e Litës ishte që aktori duhet ta dëmshpërblente me 600 mijë dollar,dhe me nga 100 mijë dollar kompenzim për secilin fëmijë.Edhe kjo aferë ishte një “bum” në mediat e kohës.Përfundimisht gjyqi i akordon shumën e kërkuar të kompenzimit Lita Greyt dhe konsiderohet që deri atëherë në Amerikë si kompenzimi më i madh që i është akorduar ndonjëherë një gruaje të shkurorëzuar./Online

media_xll_7606021

Mediat e asaj kohe shkruajnë ,sipas dokumenteve të gjetura,se ishte bashkëshortja e tij që e konsideroi  Charlie Chaplinin e famshëm si  mizor dhe të panjerëzishëm.Kjo ishte faqja e fshehur e aktorit të madh,sipas mediave të asaj kohe.

Pas Litës komedieni i famshëm martohet edhe dy herë:ùe aktoren Paulette Goddard dhe me Oona O’Neill që ishte 18 vjeçare kur u martua ndërsa Charlie kishte 54 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here