Futbollisti shqiptar pëson atak kardiak në fushë

0

Futbollisti me origjinë shqiptare që aktivizohet në Ligën e Gjashtë, Ardian Sejdiu, humbi ndjenjat duke u shtrirë në fushë. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes çerekfinale mes TSV Sasel dhe Meiendorf, ku pas incidentit, turneu për kupën Stadtwerke në Ahrensburg u ndërpre.

Gazeta gjermane “Bild.de” shkruan se  22-vjeçari pësoi një arrest kardiak dhe pas ndihmës që iu dha, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ai arriti të shpëtojë falë asistent-trajnerit të Konkordias, Karshten Rishter, i cili i bëri një masazh kardiak:

“Kam kaluar 10 vjet si mjek në DRC, kërkohej ndihmë. Nuk ndjeva asnjë impuls, fillova menjëherë me një masazh kardiak”, ka thënë ai.

Në këtë kohë tifozët u lajmëruan që të linin ambientet për shkak të situatës së krijuar. Ndërsa për pak minuta aty pranë u gjend edhe një ambulancë.

“U duk si një përjetësi, por zemra e tij filloi të rrahë”, tha gjyqtari i takimit.

Lojtari thuhet se është në terapi intensive dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. 22-vjeçari në vitin 2014 ishte pjesë e turneut “Paulaner Traumlf”, ku skuadra e tij u ndesh në një takim miqësor me yjet e Bajernit të Mynihut. Në këtë ndeshje, Sejdiu ndërroi bluzën me Mario Gëcen dhe foton e postoi në profilin e tij në “Facebook”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here