Futbollisti nga Kosova ftohet në ekipin e parë të Manchester Cityt

0

Bersant Celina është ftuar nga trajneri Manuel Pellegrini.

Bersant Celina e ka marrë një lajm të mirë. Futbollisti kosovar është përfshirë nga trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, në listën e futbollistëve të ftuar për turneun e Amerikës, pas përfundimit të këtij sezoni.

Trajneri kilian ka ftuar 28 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre shihet edhe përfaqësuesi kosovar, i cili luan në rolin e mesfushorit të krahut, shkruan Zëri.

Celina ka luajtur rregullisht në ekipin e të rinjve të Cityt, ndërsa pritet t’i jepet rasti edhe në ekipin e parë, në sezonin e ardhshëm.

City do të përballet me Houstonin më 28 maj, ndërsa një ditë më pas do të luajë me Toronton në Canada.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here