Futbollisti i Shqipërisë i ka rënë në sy Mourinhos, po e kërkon te Chelsea

0

Elseid Hysaj po kërkohet nga kampioni i Anglisë, Chelsea.

Chelsea ka shfaqur interesim për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Sipas portalit Chelsea­news.co, 21 vjeçari ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me ekipin e Empolit në Serinë A, dhe për këtë shkak ai është vënë nën shënjestër nga shumë ekipe të tjera si Lazio, Roma, Leverkusen, Schalke dhe tash së fundmi edhe nga ekipi i Chelsea.

“I fortë në mbrojtje dhe me mjaft përvojë për moshën e tij, gjithashtu lojtari mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. I vetmi problem në krahasim me Ivanoviçin, është se shqiptari nuk ka ato aftësitë e mira në lojën sulmuese, por për sa i përket lojës mbrojtëse ai është një lojtar i shkëlqyer”, shkruhet në këtë portal.

“Hysaj mund të transferohet për rreth 13 milionë euro dhe do të ishte një transferim i shkëlqyer duke parë moshën mjaft të re të lojtarit”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here