Futbollisti i ri vdes gjatë ndeshjes

0

Një futbollist i ri, Junior Dian, vdiq pas një kolapsi që pësoi në duelin mes Tonbridge Angels dhe Whyteleafe.

Futbollisti Junior Dian, 23-vjeç ishte në prova tek Tonbridge Angels, skuadër nga Ryman Premier League, kur u rrëzua gjatë pjesës së dytë të ndeshjes në Whyteleafe, të martën.

Fatkeqësisht, Dian u shpall i vdekur në orët e hershme të mëngjesit të mërkurës.

“Ky është një lajm i rëndë dhe ngushëllimi i vetëm është se Junior e humbi jetën duke bërë diçka që e donte shumë”, deklaroi presidenti i Tonbridge, Steve Churcher.

“Mbështetja dhe ngushëllimet tona janë me familjen e tij”, thuhej në vazhdim të deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Tonbridge Angels, është skuadër nga liga e shtatë në Angli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here