Futbollisti i ri Donitos Neziraj do të bëjë prova te klubi zvicrran Fc Zurich

0

Fc Zurich është klubi nga Zvicrra në të cilin futbollisti i ri shqiptar, Donitos Neziraj, do të provohet këtë vit. Ai shpreson shumë që drejtuesve të klubit nga kryeqyteti zvicrran do t’u lë përshtypje loja e tij dhe se do të mbërrijnë marrëveshje. Këtë e ka thënë vetë futbollisti shqiptar. “Këtë vit do të jem për disa prova me Fc Zurich dhe shpresoj të ecë mirë”, ka thënë ai.  Neziraj tregon që dëshiron të angazhohet jashtë meqë në Shqipëri nuk ka kushte për zhvillimin e futbollit dhe se dukuritë negative e shoqërojnë këtë sport. “Ka edhe korrupsion… Në këtë vend shuhen shumë talentë”, ka thënë ai. Neziraj më herët kishte rënë edhe në syrin e shkollës së Ajaxit nga Holanda, porse kishte vendosur që për arsye personale të qëndrojë në Shqipëri. Ai është vetëm 20 vjeç dhe aktualisht luan në klubin e Valbonës në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here