Futbollisti i Kombëtares, Ergys Kaçe, kërkohet nga Lazio

0

Lazio kërkon Ergys Kaçen dhe do ta afrojë që në janar. Mediat italiane bëjnë të ditur se një lëvizje e tillë mund të arrihet, pasi vetë lojtari nuk do të qëndrojë më te PAOK.

Kaçe ka kundërshtuar zgjatjen e kontratës që përfundon në qershor të 2017. Lazio mendon të shpenzojë 1.5 milionë euro për mesfushorin e përfaqësueses së Shqipërisë, trasmenton Tv KLAN.

Në rast se ky tranfserim realizohet do të shtohet numri i shqiptarëve në Serie A. Ergys Kaçe është një lojtar i rritur te ekipet zinxhir të PAOK Selanik dhe prej disa sezonesh edhe pse është 22 vjeç është një futbollist i rëndësishëm i skuadrës greke që nuk do ta humbasë lehtësisht. Gjatë merkatos së janarit priten edhe lëvijze të tjera të futbollistëve të Kombëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here