Futbollisti i këmbëtares që vdiq në rrotat e avionit amerikan për të shpëtuar nga talebanët

0

Mbetjet trupore të Zaki Anwari u tha se ishin gjetur në bordin e aeroplanit transportues C-17 të Forcave Ajrore të SHBA. Ky ishte avioni i parë që u ngrit nga aeroporti i Kabulit për të evakuar qindra refugjatë afganë, bashkëpunëtorë të SHBA kryesisht, sepse ndiqeshin për t’u ekzekutuar nga talebanët, që po përparonin në mësymjen e tyre.

 

Zaki, 19 vjeç, ishte një nga personat që u var në rrotat e avionit amerikan, por u përplas në tokë nga dhjetra metra largësi dhe humbi jetën, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit, raporton “Ariana News”.

Zaki Anwari was reportedly one of the young men who fell from the C-17

Fotografitë tronditën botën kur treguan qindra afganë që rrotulloheshin rreth aeroplanit, të dëshpëruar për të hipur në bord dhe për t’iu shpëtuar talebanëve. U raportua se dy persona ranë nga avioni, madje njëri ishte bllokuar në derën e uljes, çka bëri që mjeti fluturues amerikan të bënte ulje emergjente në Katar.

Është raportuar se Zaki ishte personi që ngeci aty, eshtrat e të cilit u gjetën nga ekuipazhi amerikan. Në postimin e tij të fundit në Facebook, futbollisti i ri premtues shkroi se ishte mjeshtër i fatit të tij: “Ju jeni piktori i drejtpërdrejtë i vetes. Mos ia jepni furçën e bojës askujt tjetër”!

Zaki Anwari was a promising young footballer

Sipas rrjeteve të tij sociale, ai jetonte në Kabul dhe kishte qenë nxënës i shkollës së mesme “Esteghlal”, një shkollë franko-afgane në kryeqytetin e vendit. Në moshën 16-vjeçare, tifozi i Interit kishte qenë lojtar i kombëtares së të rinjve afganë.

Miqtë e tij postuan mesazhe zie në rrjetet sociale: “Ne jemi nga Zoti dhe tek ai do të kthehemi”, “Shok, me të cilin kisha kujtimet më të paharrueshme. Humbja e tij është një pikëllim i madh dhe i papërshkrueshëm për mua”.

Pictures show someone falling from the C-17 as it takes off from Kabul

Ndihmëstrajneri i Afganistanit, Ali Askar Lali, shkroi: “Shpirti i tij u preftë në paqe dhe imazhi i tij u kujtoftë”!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here