Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes (Video)

0


Një video vërtetë shokuese që vjen nga Brazili po qarkullon në rrjet, tregon momentin kur një futbollist goditet nga vetëtima, teksa ishte duke luajtur në fushën e blertë.

Henrique, i cili luan për Agua Santa U-20 u trajtua nga ekipi i ndihmës së shpejtë pasi u godit nga rrufeja gjatë sfidës që po luhej në shi kundër Atletico Mineiros në rajonin e Diadema të Sao Paulos.

Çuditërisht, ai shkoi vetë te ambulanca dhe u përmirësua disa minuta më pas, pa pasur nevojë të shkonte në spital.

Pas “shkundjes” që vetëtima i bëri Henriques, të gjithë lojtarët  braktisën me shpejtësi fushën, pasi stuhia mund të shkaktonte kërdi. Portieri i Atleticos, Matheus Mendes, i tha ESPN Brasil se ai kishte vuajtur nga dhimbja e kokës për shkak të incidentit.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here