Futbollisti bën vetëvrasje, pezullohet kampionati

0

Një tjetër vetëvrasje trondit futbollin gjashtë muaj pas vdekjes së papritur të Santiago Garcia, ish-sulmuesit që ia mori jetën depresioni akut në shkurt. E njëjta gjë që, sipas mediave uruguajane, e ka shtyrë 38-vjeçarin Williams Martinez, mbrojtës i Villa Teresa, t’i japë fund jetës. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij të shtunën mbrëma, pas aktit të vetëflijimit. Mediat lokale raportuan për vetëvrasje, në bazën e së cilës mund të jenë problemet personale, ose momenti i vështirë profesional i lojtarit, i detyruar të karantinohej disa javë më parë, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Me një karrierë të gjatë në Kili, Argjentinë, Angli, Francë dhe Spanjë, Martinez gjithashtu provoi të veshë fanellën e kombëtares Celeste me rastin e një miqësoreje kundër Iranit. Mbrojtësi sapo kishte filluar atë që, në moshën 38 vjeç, ndoshta do të ishte përvoja e tij e fundit në fushë, pas nënshkrimit me Villa Teresa në prill. Mesazhe të menjëhershme ngushëllimi nga federata (Auf), nga të gjitha klubet e divizionit të parë dhe të dytë dhe nga shumë ish-shokë dhe kolegë të shquar, përfshirë disa lojtarë të ekipit kombëtar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here