Futbollistët e Kosovës dhe Dardanët shpërndajnë dhurata për fëmijët në pediatri

0

Fëmijët janë ata të cilët gëzohen  më së shumti për festa të fundvitit.

Kështu fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në QKUK morën dhurata për festa të fundvitit nga lojtarët e përfaqësuese së Kosovës dhe tifozët e shtetit Dardanët.

Lirim Kastrati, Visar Bekaj, Milot Rashica dhe Valon Berisha i gëzuan këta fëmijë në QKUK.

Lojtarët u shprehen të kënaqur që munden t’i ndihmojnë fëmijëve në prag të festave. Ata thanë se është keqardhje që t’i shohin fëmijët e sëmurë në spital.

Ata morën me vete edhe një babadimër, i cili shpërndau dhuratat, njofton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here