Fushë-Kosovë: Ka shtënë 4 herë drejt një personi

0

Një person nga Fushë-Kosova ka raportuar se një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa njësitë policore në vend të ngjarjes kanë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Pas një pune operative është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me 26 copë fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here