Fuqizimi ekonomik, thelbësorë për rehabilitimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës

0

PRISHTINË, 10 SHKURT – Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe që udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar sot takimin e radhës të grupit punues për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Në takim është biseduar rreth mundësisë së ofrimit të masave lehtësuese, të përkrahjes dhe përfshirjes së kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë në skemat, programet dhe instrumentet e ofruara nga institucionet që në mandatin e tyre kanë fuqizimin e sektorit ekonomik. Me rëndësi të veçantë u cilësua nevoja për vazhdimin e zhvillimit të planit bashkëpunues dhe bashkërendues ndërsektorial në mes institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare. Fuqizimi ekonomik i kësaj kategorie të viktimave civile të luftës u cilësua si thelbësor, pjesë e procesit të reparacionit për të garantuar rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.  Pjesëmarrës në këtë takim ishin anëtarët e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës nga institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare të grave, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësive diplomatike në Kosovë dhe institucioneve financiare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here