Fundjava me mot të butë dhe vranësira

0

Gjatë fundjavës fushat anticiklonike, do të tërhiqen më në lindje, derisa nga Afrika veriore fusha të presionit të ulët me masa të ngrohta ajrore gradualisht do të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më të butë, por edhe me mundësi për të reshura shiu nga dita e diel dhe në fillim të javës.

Ndërkohë nga dita e martë, një vorbull ciklonike nga Atlantiku dhe masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, pritet të depërtojnë mbi rajon ku do të vazhdojnë të sjellin sërish kushte për të reshura, së pari shiu, e nga mërkura mot të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Ditën e shtunë vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme, por nga diela me kushte të një qarkullimi të mjaftueshëm ajror, do të zbresin rreth vlerave normale dhe të mira.

24.11 – Në mëngjes mjegull. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

25.11 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here