Fundjava, me borë e shi në Kosovë

0

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë kohore pa reshje më në fund vendi ynë gjatë fundjavës, kryesisht gjatë natës së të shtunës dhe ditës së diele do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Institutit, këto masa meqë janë të lagështa dhe vijnë nga drejtimet e ndryshme të Kontinentit, do të shoqërohen me vranësira të dendura dhe reshje shiu dhe bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here