FSK thotë se Garda nuk shkon nëpër dasma

0

Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka bërë përcjellje në dasmën e njërit prej këngëtarëve të estradës.
Një lajm që është botuar në media se Pjesëtarë të Gardës Ceremoniale të FSK-së kanë shoqëruar dhëndërrin nga Kosova në Maqedoni dhe anasjelltas është mohuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ibrahim Shala nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në MFSK, ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë, pasi Garda Cermoniale e FSK-së, nuk bënë përcjellje të aktiviteteve private të qytetarëve.
Ai ka thënë se kjo trup bënë përcjellje vetëm në kuadër të aktiviteteve shtetërore dhe organizimeve të brendshme të FSK-së.
“Garda Ceremoniale e FSK-së, bënë përcjellje vetëm në rastet të ceremonive shtetërore, varrimit të ushtarëve, dhe aktivitete të veta. Ai lajm nuk është i vërtet”, ka thënë Shala.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here