FRM i quan fashistë Fahri Xharrën, Sali Rexhajn dhe Ibrahim Kelemndin

0

Forumi i të Rinjëve Musliman nga Prishtina përmes një deklarate për media i ka quajtur fashiste deklaratat e Fahri Xharrës, Sali Rexhajt e Ibrahim Kelmendi, të cilët sipas këtij forumi “e kanë quajtur kombëtaren shqiptare të futbollit si arabe, afgane apo turke në internet”, duke iu adresuar ushtrimt të ritit të faljes para ndeshjes me Armeninë të disa futbollistëve shqiptarë.

“FRM ka dënuar islamofobinë e këtyre njerëzve dhe i tërheq vëmendje opinionit publik në Kosovë e Shqipëri që të luftoj ekstremizmin e këtij grupi islamofob, i cili djemtë e kombëtares së Shqipërisë të cilët fituan në ndeshjen e futbollit kundër Armenisë i shan dhe i ofendon për shkak të besimit të tyre fetar dhe kombëtar”.

FRM i kërkon Ambasadës Amerikane që të mbaj shënim sulmet raciste, islamofobe “që grupi i Xharrave me kompani bëjnë kundër tolerancës kombëtare dhe fetare në Kosovë dhe Shqipëri”. Njëkohësisht ky forum i ka kërkuar Amerikës që t’ia heq dekoratën që Departamenti i Shtetit i ka dhënë siq e quajnë ata “gazetares raciste dhe islamofobe Arbana Xharra” e cila sipas tyre i quan muslimanët “qelbësira”.

FRM kërkon nga Policia e Kosovës që “të arrestoj islamofobët për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare”. Njëkohësisht ky forum ka kërkuar nga OJQ-të të cilat janë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, grupeve parlamentare dhe Policisë së Kosovës, që “të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie dhe ndaj kësaj urrejtje që këta persona po nxisin në Kosovë”.

“Ne dënojmë me forcë sulmet poshtëruese që fashistët Fahri Xharra, Sali Rexhaj dhe Ibrahim Kelmendi kanë bërë kundër kombëtares shqiptare dhe këto sulme i shohim si sulme që nxisin ndasinë kombëtare dhe fetare, për të cilat shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të reagojnë dhe burgosin islamofobët”, është përmbyllur reagimi i të rinjëve musliman siq kanë shkruar “të hidhëruar nga sulmet”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here