Frika nga gjakmarrja nuk njihet si bazë për azil

0

Viteve të fundit dhe sidomos gjatë valës më të re të refugjatëve nga Shqipëria dhe Kosova, si njëri ndër motivet për të kërkuar azil që përdoret shpesh nga shqiptarët e të dy anëve të kufirit është frika nga gjakmarrja. Pavarësisht nëse kjo frikë ka qenë e vërtetë apo e bazuar në spekulime, qëndron fakti se autoritetet përgjegjëse gjermane përballen me një numër të madh lëndësh të shqiptarëve që duke përdorur këtë arsyetim shpresojnë të fitojnë azilin.

Po kështu edhe mediet gjermane janë përplot me raste të shqiptarëve që sjellin rrëfime, nganjëherë ekzotike, për gjakmarrjen.

Një avokat nga Tübingeni, (Holger Rothauber) njohës i rrethanave në fushën e azilit sa u përket ballkanasve, flet për mediet gjermane lidhur me këtë problematikë, shkruan albinfo.ch. Ai thotë se refugjatët ballkanikë janë pakashumë të pagjasa për të fituar azil në Gjermani. Por ata shpesh përdorin frikën nga gjakmarrja si motiv për kërkimin e azilit.

«Në bazë të Konventës së Gjenevës për refugjatët, gjakmarrja konsiderohet si bazë për të ikur nga vendi ose për të dëshmuar «ndjekjen joshtetërore». Por ajo, nga ana tjetër, nuk është bazë e njohur si bazë ligjore për kërkim të azilit».

Cilido që në vendin e prejardhjes kanoset nga hakmarrja dhe këtë kanosje arrin ta bëjë të besueshme, ka një gjasë të vogël për të mbetur në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Por si kusht duhet të jetë pasja e një vendi të siguruar të punës në Gjermani shkruan tagblatt.de. Mirëpo këtu del një paradoks, i shkaktuar nga rregullat më të reja, të vendosura pas shpalljes së vendeve të Ballkanit si «vende të sigurta». Për shembull, refugjati që ka siguruar një vend pune duhet të shkojë së pari në vendin e tij të prejardhjes, që, me dëshminë e punëdhënësit ta marrë atje një vërtetim të të drejtës për punë! Në kushtet e frikës nga hakmarrja, kjo procedurë bëhet edhe më absurde, konstaton avokati i përmendur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here