Frika nga dekoratat

0

AFËRDITA MORINA – BIFFAR

Ju qe po tentoni ta përdhosni Presidentin Ibrahim Rugova- figuren më emblematike të historisë më të re të Kosovës, jeni mizerja që nuk na shqitet nga këpucët. Jeni dhe do të mbeteni lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale ! Për shkak se jeni kështu si jeni, e jeni kështu cfarë jeni, Gjykata Speciale po troket në derë të Kosovës. Dhe, Kosova do të ia hap derën, me shpresë se së fundi dikush do t’ua ndal turrin e do t’ iu bëjë të paguani për të bëmat tuaja të tmerrshme, në kurriz të popullit e në emër të luftës clirimtare për liri ! Ju që morët Bajrakun e na thoni përditë se na e sollët lirinë, ju na ngulfatët e na rrjepët të gjallë tash e 15 vjet. Ju ia shuat shpresën popullit të mirë të këtij vendi. Juve që bëtë krime makabre e mizore, s’ka më kush t‘ iu mbrojë se ka filluar t’ iu zë gjaku i të vrarëve të pas-luftës. Erën e këtij gjaku keni filluar ta ndjeni e prandaj jeni tërbuar e hallakatur kaq shumë . Aq shumë sa askush s’po ka nevojë t’ua çjerrë maskat, sepse keni filluar t’i çjerrni vet ato nga fytyrat tuaja të trishtueshme, duke u sulur edhe kundër dekoratave për njerëzit atdhedashës, filozofë, intelektualë dhe kontribues më të mëdhenjë të qeshtjes së Kosovës në kohërat më të vështira të saj. Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Sali Çeka, Tahir Zemaj, Luan Haradinaj, Smail Haradinaj, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Latif Berisha, Enver Maloku, Bekim Berisha, janë disa nga personalitetet që u dekoruan nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të Kosovës. Pse e sulmoni Presidentin Rugova e se thoni troc, cili nga këta emra u pengoi !? Mendjendrituri e i urti Enver Maloku apo trimi me zemer- luani Tahir Zemaj !? Shkoni dhe vrajuni dekoratat ashtu sic i vratë ata vet, në mënyrë tinzare pas shpine, pritave, në terr e mjegull, , ashtu sic vrasin vetëm mjeranët , dallkaukët e kopukët. A mos vallë dekorimi i veprës së tyre u’a trazoi ndjenjën e fajësisë dhe gjumin gjum më s’po mund t’a bëni ?! Gjaku dhe shpirti që ua morët po ju zë përfundimisht ! Çirreni kot, se më s’ka kush t’ iu mbrojë . Është gjaku i derdhur pafajshëm, janë shpirtrat që i keni cuar në botën tjetër para kohe, që nuk po ju lënë të qetë dhe ju kanë hallakatur përfundimisht. Prandaj, më shumë se cdo kujt tjetër juve o të mjerë iu duhet ardhja e Gjykatës Speciale. Ajo do të të jetë vendi ku ju do të rrëfeheni për ëndërrat plotë ankth , nga gjaku dhe shpirtrat e pafajshëm që u’a këputët rrugën e jetës mu në mes. Ju keni nevojë të rrëfeheni për ato krime të bëra po aq sa ka nevojë Kosova për drejtësi. Pa u dënuar kriminelët dhe vrasësit e të gjitha ”ngjyrave” të periuddhës së pas-luftës edhe liria është gjysmake dhe edhe shtetësia e Kosovës është e brishtë ! Gjykata Speciale së shpejti do të ”ulet këmbëkryq” në Kosovë, për të sjellur drejtësinë në vend, për të lehtësuar dhimbjen e shamizezave që i latë pa burrat e tyre- aktivistë të devotshëm të qështjes kombëtare, drejtësi për lotët e fëmijevë jetim të baballarëve-bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës, për gjëmat e nënave të bijëve dhe bijave më të mirë të këtij vendi-veprimtarë të LDK-së së Ibrahim Rugovës, strumbullarit dhe arkitektit të Kosovës moderne dhe evropiane..!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here