“Francë 2016”, ja çmimet e biletave për të ndjekur Kombëtaren

0

Sapo u kualifikuam në Kampionatin Europian, por ndoshta duhet të mendoni të kurseni për të ndjekur nga afër skuadrën kuqezi në Francë.

Faqja zyrtare e UEFA-s bën publike çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet e kampionatit Evropian, “Francë 2016”.

Kështu në ndeshjen hapëse, që do të jetë vendi mikpritës Franca kundër një prej ekipeve që do të shortohet në grup. Çmimet e biletave do të variojnë nga 75 euro për një biletë pas porte dhe deri në 595 euro për në tribunë.

Ndërkohë që për ndeshjet në grupe, si dhe për fazën e parë të eliminimeve direkte, çmimet do të jenë më të arsyeshme duke variuar nga 25 euro pas porte e deri në 145 euro në tribunë.

Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohet nga 10­22 qershori 2016. Ndërsa finalja e këtij kompeticioni do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00.

Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të luhen në plot 10 stadiume nga më elektrizuesit, ndërsa ndeshja e parë dhe finalja do të luhen në stadiumin kryesor francez “Stade de France” me një kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.

Stadiumet ku do të luhet Evropiani:

Stade de France (Saint­Denis)

Stade Vélodrome (Marseille)

Grand Stade OL (Lyon)

Stade Pierre Mauroy (Lille)

Parc des Princes (Paris)

Futur Stade de Bordeaux (Bordeaux)

Stade Geoffroy­Guichard (Saint­Etienne)

Allianz Riviera (Nice)

Stade Bollaert­Delelis (Lens)

Stadium de Toulouse (Toulouse)

Stade de France stadium

Çmimet e biletave:

Ndeshja hapëse:

Kategoria 4: €75

Kategoria 3: €195

Kategoria 2: €395

Kategoria 1: €595

Faza e grupeve – raundi i 16:

Kategoria 4: €25

Kategoria 3: €55

Kategoria 2: €105

Kategoria 1: €145

Çerekfinalet:

Kategoria 4: €45

Kategoria 3: €85

Kategoria 2: €135

Kategoria 1: €195

Gjysmëfinalet:

Kategoria 4: €65

Kategoria 3: €165

Kategoria 2: €295

Kategoria 1: €495

Finalja:

Kategoria 4: €85

Kategoria 3: €295

Kategoria 2: €595

Kategoria 1: €895

/Shekulli Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here